E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Laboratori i heroinës në Has/ SPAK jep pretencën për grupin e Astrit Avdylit, ja sa vite burg kërkon

55 vite burg në total ka qënë pretenca e Prokurorisë së Posaçme për grupin e famshëm të Avdylajve.

 

Konkretisht, SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Astrit Avdylin, i njohur si kreu i grupit të Shijakut.

 

Reklamë

Ky i fundit u arrestua për “dosjen 339”, në kuadër të operacionit Vol-Vo për laboratorin e kokainës në Has.

 

Gjithashtu SPAK ka kërkuar 9 vite burg për Jasin Avdylin, i akuzuar për grup kriminal dhe drogë.

 

Ndërsa, për të pandehurit Skënder Sala dhe Xhemal Shala, organi i akuzës ka kërkuar nga 12 vite burgim.

 

Gjatë hetimeve, rezultoi se Astrit Avdyli dhe anëtarët e tjerë trafikonin drogë në sasi të mëdha nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera europiane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë