Nëse nuk keni degjuar më parë për vajin e makadamias, atëherë keni humbur një nga sekretet më të çmuara për një lëkurë të bukur e rinore.

 

Ndryshe nga vajrat më popullore si i ullirit, arganit apo kokosit, ai është i lehtë e i thatë dhe nuk e yndyros lëkuren pasi përthithet plotësisht.
• Vaji i makadamias është një vaj i lehtë i cili përthithet mirë dhe nuk lë pas një ndjesi të yndyrshme mbi lekurë.

 

• Është shumë i pasur në acide yndyrore të pangopura, përfshirë edhe Omega 9, të cilat janë shumë zbutës, hidratues dhe me veti antiinflamatore.

 

• Acidi Linoleik (Omega 6), i cili është i pranishem në sasi të madhe në vajin e makadamias dhe nihmon në rivendosjen e ekuilibrit të barrierës së lëkurës si edhe në reduktimin e humbjes së ujit nga ajo, pra ka veti të shkëlqyera hidratuese.

 

• Vaji i Makadamias përmban gjithashtu Acid Palmitoleik (Omega 7) me veti anti mikrobike, një acid yndyror i gjendur edhe në mënyrë natyrale në lëkurat e reja e të shëndetshme. Në fakt, me avancimin e moshës, sasia a acidit palmitoleic (omega 7) në lekure bie, duke kontribuar në shfaqjen e rudhave të lehta dhe lëkures së lodhur.

 

• Përdorimi i rregullt i vajit të arrës së makadamias është parë se ngadaleson shenjat e plakjes, shenjat e demitimit nga aknet, djegien nga dielli dhe irritimet e vogla të lëkurës. Plus, ka një aromë të këndeshme prej arre.

 
Si ta përdorim vajin e makadamias?

 

Zgjidhni një version organik, bio dhe 100% vaj të paster makadamie. Në lekurë të pastër, lehtesisht të lagur hidhni 3 pika vaji dhe masazhojeni deri sa të përthithet.

 

Mund të lyeni edhe buzët për të zbutur të çarat e lekurëzat e thata dhe për t’i dhënë një pamje rinore, plot jetë.

 

Gjithashtu, pika nga vaji mund të hidhni edhe në kremrat që përdorni, për të fuqizuar potencialin e tyre hidratues.

 

Fërkoni disa pika vaji mes duarve dhe masazhoni flokët e lagur për një efekt të mëndafshtë.
Së fundmi, vaji i makadamias përbën një heqes fantastik të trukut të syve. Në një disketë pambuku hidhni disa pika vaji dhe strukohuni normalisht. Me pas qerpikët do t’i ndjeni të dendur e të ushqyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *