Subscribe

Rikthimi i normalitetit në parlament, për kreun e Partisë Socialiste Edi Rama duhet të jetë një kapitull i ri për një sërë reformash në kuadër të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

“Më vjen mirë që Kuvendi do të pushojë së qeni çmendina e mureve të fundit dhe së paku fjala do të rikthehet në vend të dhunimit të saj, i cili goditi më keq imazhin e Parlamentit që edhe pa dhunimin e fundit nuk ishte edhe aq i mirë. Mbase rikthimi i fjalës do të krijojë hapësirë për të komunikuar dhe jo vetëm për të folur secili për të vetët. Sidoqoftë, shumica jonë duhet të vendosë në Komisionin e Ligjit një draft-rezolutë për një debat të madh publik lidhur me sfidat kombëtare të anëtarësimit në BE dhe reformat që Shqipëria duhet të ndërmarrë pa humbur kohë’, tha Rama.

Lexo edhe :

Related Posts

Duke u ndalur tek konsensusi i arritur, Rama hodhi poshtë zërat se me këtë marrëveshje njohu kryetar Sali Berishën apo se mazhoranca po trembet nga SPAK. Sipas tij,  Partia Socialiste do mbështesë reformën në drejtësi me çdo çmim

“U fol këto ditë për pazare, marrëveshje me non gratën në dëm të drejtësisë dhe njohje nga ana jonë të zotërisë në ballkon si lider i PD-së, ashtu sikundër u fol për trembje të socialistëve nga SPAK-u dhe planeve të fshehta për vënien nën kontroll të drejtësisë së re. Të gjitha janë broçkulla. Historia e këtyre 10 viteve të fundit, përfshirë dhe aksionin e opozitës të muajve të fundit, me kërcënime muskuloze  dhe me flakadanë tregon se çfarë sia merr dot me zgjedhje të lira Partisë Socialiste nuk ia merr dot me asnjë formë abuzimi të lirisë”, tha Rama.

Rama u shpreh i sigurt në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme, ndërsa kërkoi që deri në kongresin zgjedhor të qershorit të këtij viti të realizohen 50 mijë anëtarësime të reja./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *