Kuvendi votoi këtë të enjte buxhetin për vitin 2022, ndërkohë që u diskutuan edhe amendamentet e disa prej deputetëve.

 

Mes tyre ishte dhe amendamenti i Braçes për bujqësinë, i cili mori vetëm 8 vota pro.

 

Në një reagim, Erion Braçe ka ironizuar numrin e votave, pasi shprehet se ka bërë një hap të madh përpara, duke e krahasuar me propozimin e tij në vitin 2018 për tatimin zero për rrogat deri në 40 mijë lekë, i cili mori 5 vota, e ndërsa sot pritet që kjo të bëhet realitet nga qeveria.

 

Reagimi i plotë:

8 #VOTA PRO PER #BUJQIT!

Po hap i madh perpara ama;

▪Ne #nentor 2018-te, kur PROPOZOVA TATIM ZERO per #rrogat deri ne 40 mije leke, MORA VETEM 5 VOTA PRO;

Kete #nentor, qeveria erdhi tek propozimi im, 3 vite me vonese dhe me 46. 800 leke barre fiskale mbi cdo shqiptar me rroge 40 mije leke; llogaria eshte edhe me tre zero te tjera per rrogat nga 30 mije deri ne 40 mije leke.

▪Ne #nentor 2018-te, kur KUNDERSHTOVA SKEMEN 6 ME 20 PER #TVSH E FERMERIT, MORA VETEM 5 VOTA PRO;

Kete #nentor, parate e munguara tek gjithe zinxhiri nga bujku prodhues tek grumbulluesi, perpunuesi, ne tregun e brendshem, arriten ne 4.5 MILIARD LEKE;

Nderkohe pasoja ne blegtori, numer lopesh per qumesht, delesh e dhish per qumesht, eshte katastrofike.

A MBAN PERGJEGJESI KUSH?

Pra, dua te them;

▪E para, e drejta, e verteta nuk matet me vota, nuk relativizohet, nuk zhvleresohet nga votat politike, fare;

Udheheqesve ju duhet kohe te vijne tek ajo qe eshte e vertete dhe e drejte.

▪E dyta, une nuk ndjehem keq per 8 votat; une ndjehem keq kur PROPOZIME TE MAJTA nuk votohen; une ndjehem keq kur propozime ne favor te shumices nuk votohen;

Mbi te gjitha, une ndjehem keq kur nje ligj klientelist, teresisht personal e vetem per nje kompani, si dem per njeren e si favor per tjetren, votohet me shumice, sic sot.

Ky eshte problem i madh!

Personalizimi i politikes fiskale eshte gjeja me e rende qe i ndodh tregut, ekonomise.

Faleminderit te gjitheve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *