E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kuvendi nis sesionin e ri parlamentar, Ruçi: Shpëtuam nga anarkia e kaosi

Kuvendi ka nisur pasditen e kësaj të hëne sesioni ne ri parlamentar.

 

Në fjalën hapëse kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi nuk anashkaloi as braktisjen e Parlamentit nga Partia Demokratike e Lëvizja Socialiste për Intgrim, nga ku theksoi se si asnjëherë më parë në historinë e pluralizmit, Kushtetuta u reziztoi aventurave duke shpëtuar sistemin demokratik të Shqipërisë nga anarkia e kaosi.

 

Reklamë

Ruçi shprehu falenderime për deputetët e rinj, të cilët morën mandatet e lëna nga PD e LSI duke theksuar se ky veprim ndihmoi në rikthimin e normalitetit të Kuvendit.

 

“Demokracia liberale si asnjëherë gjatë tre dekadave u provua si demokraci kushtetuese dhe vetë konstutucionalizmi si tendencë solide e saj. Si asnjëherë në historinë e pluralizmi, Kushtetuta u rezistoi aventurave duke shpëtuar kështu sistemin demokratik të Shqipërisë nga anarkia dhe kaosi. Rreth 70% e mandateve janë zëvendësuar shumë shpejt nga deputetët e rinj të opozitës, gjë që ndihmoi në rikthimin e normalitetit të Kuvendit.

 

Ruçi u ndal më tej edhe në sfidat e reja të Kuvendit. Ai deklaroi se një nga prioritetet e këtij viti do të jetë përmbyllja e Reformës Zgjedhore.

 

“Reforma në drejtësi ishte argumenti më bindës për rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Kjo reformë është meritë ekskluzive e Kuvendit. Në Kuvend do dorëzohen shumë shpejt kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese. Prioritet kemi përmbylljen e Reformës Zgjedhore, që do jetë një produkt i Kuvendit, duke përfshirë edhe opozitën jashtëparlamentare”

Vazhdo të lexosh

Reklamë