E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kuvendi miratoi Altin Binajn/ SHBA-BE: Lajm i madh, KED të dërgojë pa vonesë listën te Presidenti

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian përgëzuan Parlamentin këtë të enjte për miratimin e Altin Binajt si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Yuri Kim e quajti këtë një lajm të madh, ndërsa kërkoi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të dërgojë listën edhe te Presidenti.

“Lajm i madh: Parlamenti miratoi gjyqtarin për Gjykatën Kushtetuese. Tani ka nevojë për 1 gjyqtar tjetër për Gjykatë Kushtetuese funksionale. Ne shpresojmë që KED të dërgojë listën e kandidatëve te Presidenti. Kjo është një arritje madhore e cila do të lëvizë një hap më afër BE-së dhe reflekton bashkëpunimin e fortë të KED, Presidentit dhe Kuvendit.”

 

Të njëjtën kërkesë kishte edhe Luigi Soreca për KED.

Reklamë

 

“Sot Parlamenti Shqiptar ka caktuar Z. Altin Binaj si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke u bazuar në opinionin e qershorit të kaluar nga Komisioni i Venecias. Kjo sjell funksionalitetin e plotë të Gjykatës. Ishtë thelbësore tani që KED të finalizojë pa vonesë listat për anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për fillimin e KPGJ-së së parë për bisedimet e pranimit midis Shqipërisë dhe BE.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë