Ditën e djeshme, ligjvënësit e mazhorancës ngritën kartonat jeshilë në sallën e Kuvendit dhe autorizuan SPAK-un me 75 vota pro që të vendosë masën e sigurisë për ish-kryeminsitrin Sali Berisha.

Shkresa u firmos nga kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, teksa thuhet se vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Lexo edhe :

Related Posts

Në shkresë thuhet se është pranuar kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Berishës.

Pritet që SPAK të kërkojë një masë të re sigurise ndaj liderit të opozitës, “arrest shtëpie” ose arrest me brug”.  Më pas do të jetë GJKKO ajo që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK dhe do të vendosë për “fatin” e liderit demokrat.

Ditën e djeshme, menjëherë pas votimit në Kuvend, një korrier dërgoi vendimin e protokolluar në SPAK.

Pasi SPAK njoftohet zyrtarisht dhe prokurorët njihet me relacionin, i drejtohen GJKKO-së dhe konkretisht gjyqatares Irena Gjoka, për të kërkuar zëvendësimin e masës e sigurisë, nga detyrin parqitje dhe bllokim pasaporte në “arrest shtëpie” ose “arrest me burg”.

Ku do ta kalojë masën e sigurisë Berisha?

Nëse masa do të jetë “arrest ne burg” nuk ka dilema në këtë drejtim, pasi duhet që oficerët e Policisë Gjyqësore ta ekzekutojnë masën pas marrjes së lejes nga Kuvendi, ndërkohë që procedura është më e gjatë nëse jepet  masë sigurie “arrest shtëpie”.

Por, rezultron se Berisha nuk ka shtëpi në pronësi të tij, e cila do të shërbente si adresë ku do të mbyllej në zbatim të masës së arrestit. Rrjedhimisht, pas nxjerrjes së vendimit nga GJKKO për masën e arrestit, Berisha duhet që të deklarojë një adresë që caktohet më pas nga Gjykata si vendi ku do të qendrojë.

Sipas praktikës, pritet që e gjithë kjo procedurë të mbyllet brenda ditës së sotme./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *