Subscribe

Pesë ditë nga zgjedhjet ende nuk ka një vendim për qendrën e votimit në burgun e Rrogozhinës.

 

Ajo u bë shkak që Kolegji Zgjedhor të vendoste për përsëritje të votimeve për kryebashkiakun e ri të Rrogozhinës. Në arsyetimin e saj trupa gjyqësore e gjeti në shkelje të kodit zgjedhor krijimin dhe funksionimin e saj.

 

Sipas Kolegjit Zgjedhor, KQZ-ja nuk nxori asnjë vendim për ngritjen e saj edhe pse i takon asaj si institucion dhe jo kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës. Ndryshe argumenton Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Për Vizion Plus, Ilirjan Celibashi deklaron se nuk është kompetencë e KQZ-së.

 

ILIRJAN CELIBASHI
KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Çështja e ngritjes së një qendre votimi është kopetencë e kryetarit të bashkisë, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile implikohet në këtë proces dhe për rastin e vuajtjes së dënimit penal është një çështje që i takon Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, dhe drejtorisë përkatëse të vuajtjes së dënimeve penale, pra nuk është një çështje që i përket Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Më së pari do të duhet të kauptojmë sesi do ta lexojnë këto institucione të tjera, jo KQZ, çështjen e ngritjes ose mosngritjes së qendrës së votimi në burgun e Rrogozhinës.

 

Po aq, Kolegji Zgjedhor thotë se KQZ nuk bëri asnjë verifikim nëse plotësohej kushti kryesor ligjor për krijimin e saj, pra 15 nga të burgosurit me të drejtë vote duhet të kishin me patjetër vendbanimin në bashkinë Rrogozhinë.

 

Nga verifikimi rezultoi se nga 118 të burgosurit atje, vetëm një prej tyre ishte banor i Rrogozhinës.

 

Edhe për këtë arsyetim të Kolegjit Zgjedhor Ilirjan Celibashi thotë se KQZ nuk ka asnjë detyrim të verifikojë listën e zgjedhësve në burgun e Rrogozhinës.

 

ILIRJAN CELIBASHI
KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Nuk është aspak çështje e KQZ-së sesi përgatitet lista e zgjedhësve, edhe në vendet e vuajtjeve të dënimeve penale. Nuk ka ndryshim të listes së zgjedhësve. Në të gjitha qendrat e votimit është e njëjta listë zgjedhësish dhe nuk ka asnjë lloj mundësie ligjore për të bërë ndryshim të listës së zgjedhësve.

 

Në këtë situatë, kur Kolegji Zgjedhor e gjen përgjegjësinë te KQZ për krijimin e qendrës së burgut në shkelje të ligjeve zgjedhore në 14 maj dhe kur Ilirjan Celibashi deklaron se kompetencë e vetme e KQZ-së është vendosja e komisionerëve, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me votat e të burgosurve që përcaktuan fituesin e vendoreve të 14 majit, socialistin Edison Memolla.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *