Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira kalimtare në disa zona.
Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet prezencë e mjegullës, veçanërisht në zonat luginore. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi mesatare rreth 5 m/sekondë, ndërsa deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të forcës 1 ballë.
Temperaturat do të variojnë nga -2 gradë Celsius minimalja në orët e para të ditës, deri në 18 gradë Celsius maksimalja gjatë mesditës.
/vizionplus.tv





