Subscribe

Një konflikt pronësie mes kushërinjëve të parë në Lushnje la pas një të vrarë dhe tre të plagosur.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:30 të mëngjesit të kësaj të enjteje në fshatin Garunjas, ku dy vëllezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla qëlluan me armë gjahu xhaxhain e tyre, 65-vjeçar Shaip Hasalla dhe tre djemtë e tij.

 

Si pasojë, humbi jetën 30-vjeçari Romeo Hasalla, ndërsa u plagosën babai i tij dhe dy vellezërit, Emiljano dhe Laert Hasalla. Ata u transportuan me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësorë.

 

Dy familjet ishin në konflikt prej kohësh për një tokë buqësore. Hapësirë toke kjo ku viktima së bashku me vëllezërit e tij kishin mbjellë ullinj, por që vitet e fundit ishte kundërshtuar nga kushërinjtë, të cilët pretendonin pronësinë.

 

Burim pranë grupit hetimor thanë se dy vellezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla shkuan orët e para të mëngjesit për të shkulur rënjët e ullinjëve por u përballën me xhaxhain dhe djemtë e tij. Gjatë konfliktit ata hapën zjarr me çifte e më pas u larguan.

 

Në momentin e krimit dyshohet se ishte aty edhe djali i Kastriot Hasallës, 20-vjeçari Marjus Hasalla, i cili po ashtu u shpall në kërkim nga policia.

 

Ndërkohë gjatë kontrolleve të kryera në zonë, hetuesit gjetën një armë zjarri tip çifte, që dyshohet se u përdor nga autorët për të kryer krimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *