Subscribe

Mediat kosovare kanë publikuar fotot e dy nxënësve që humbën jetën pas sulmit me armë ndaj autobusit në Gllogjan të Kosovës.

 

Mbrëmjen e djeshme u qëllua me armë drejt një autobusi me nxënës në Kosovë, ku për pasojë mbetën të vdekur 3 persona, shoferi dhe dy nxënës.

VIKTIMAT:

Shoferi:
Gani Gjokaj

 

Nxënësit:
Ledion Hamzaj
Gentiana Mustafaj

 

Policia po heton në tre pista lidhur me vrasjen që tronditi Kosovën mbrëmjen e djeshme, ku mbetën të vrarë nxënës dhe shoferi i një autobusi.
Samedin Mehmeti, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tha se hetimet nga autoritetet lidhur me vrasjet në Deçan, janë përqendruar në tre pista kryesore, pa dhënë detaje se cilat ishin ato.

 

Ndërkohë, ai u shpreh se është ende herët që të ketë persona të dyshuar si autorë lidhur me ngjarjen e rëndë.

 

“Janë dy apo tri pista të dyshimeve. S’mund të jepen detaje, sepse pistat që po punojmë janë në fazën fillestare. Jemi në dy ose tri drejtime të caktuara. Kemi dyshime me bazë të caktuar, por është herët të themi se kemi person të dyshimtë”, ka thënë Mehmeti nga Gllogjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *