E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 56 minuta më parë
Politikë

Kush fitoi dhe kush humbi nga vendimi i GJK? Pedagogia flet në QUO VADIS

Kush fitoi e kush humbi nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për lënien në detyrë të Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës?

Kjo ishte një nga pyetjet që u diskutua në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Reklamë

E ftuar në studio, pedagogia Arsjeda Gjyli tha se ai që fitoi politikisht ishte Erion Veliaj. Kush humbi? Qytetarët.

Sa i përket reagimit të Ramës, Gjyli tha se ishte normal dhe tregoi se nuk ka përplasje politike mes tij dhe Veliajt.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Kush fitoi e kush humbi?

Gjyli: Nëse ishte betejë politike, fitoi zoti Veliaj. Ata që humbën janë qytetarët e Tiranës, të cilët meritojnë një kryetar të legjitimuar. Në rrethanat që ndodhet zoti Veliaj nuk mund ta ushtrojë dot. Unë mendoj se ligji nuk e lejon zotin Veliaj në formë aktive të qeverisë Tiranën. Qytetarët ndihen të çoroditur për t’u përfaqësuar, përplasjet ligjore bien mbi qytetarin. Deklarata e kryeministrit Rama tregonte se nuk ka një problematikë apo përballje politike. Deklarata thoshte se nuk ka mbivendosje të politikës mbi autoritetin gjyqësor. Sot kemi një drejtësi të pavarur.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë