Orland Paplekaj quhet djali i policit të burgut që iu bë atentat paraditen e kësaj të shtune në  rrugën dytësore Xhafzotaj–Shijak.

 

Autorët, ende të paidentifikuar, kanë hapur zjarr nga dritarja e automjetit tip “Golf” në drejtim të kamionçinës që drejtohej nga Paplekaj, shënjestra e atentatit. Ky i fundit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga, por nuk ka pësuar dëmtime fizike.

 

Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar.

 

Uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *