Ky është Ragip Hajdini që për grupin e grabitësve të miliona eurove në Rinas, njihet me pseudonimin “Daja”. Ai u arrestua pasditen e kësaj të premteje në zonën e Kavajës, duke e çuar numrin e të prangosurve në 6.

 

Emri i 50 vjeçarit kosovar doli pas dëshmisë që Alkond Bengasi i dha hetuesve, duke u bërë edhe bashkëpunëtor i drejtësisë. Hajdini cilësohet nga prokuroria si një nga bashkëpunëtorët në grabitjen e miliona eurove brenda pistës së aeroportit.

 

Ai është një person me precedent të ngjashëm penalë edhe në Kosovë, ku dyshohet se ka qenë pjesë e grabitjes së 25 kilogramë ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës, ngjarje e ndodhur shtatë vite më parë.

 

Këtë të premte gjykata vendosi arrest me burg edhe i dyshuari Elton Pikli. Ndëkohë një nga të arrestuarit e tjerë, imami nga kruja Oltian Veseli , përmes avokatit të tij ka ankimuar vendimin e shkallës së parë që e la në burg, me pretentimin se është i pabazuar në prova dhe fakte.

 

Personi kyç mbi të cilin janë identifikuar pothuajse të gjithë pjesëtarët e grupit është Alkond Bengasi. Ai u identifikua pas gjurmës së gishtit që kishte lënë në furgonin i cili nuk mundi të digjej nga autorët pas grabitjes.

 

Por, një tjetër provë e fortë që prokuroria ka në duar, janë edhe përgjimet mes Bengasit e Klement Çalës, ku ky i fundit i kërkon atij të ketë kujdes se mos policia i ka vënë përgjues e se së shpejti do të dëgjojë një tronditje të madhe.

 

Në kërkim si pjesë e grabitësve vijojnë të jenë dy vëllezërit Klement e Eldi Çala, si dhe një shtetas tjetër kosovar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *