Subscribe

Video e sherrit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias mori vëmendjen e publikut gjatë ditës së sotme. Të shumtë ishin ata që aluduan se video është bërë publike nga vetë Princi, me qëllim për të nxjerrë keq Elia Zaharian.

Por ish-Shefi për Marrëdhëniet me Publikun në Pallatin Mbretëror, Erjon Teli, ka dhënë një tjetër variant  ndërsa ishte në një lidhje me “Skype” me emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

Teli tha se video ka dalë nga organet ligjzbatuese, aty ku Princi në mirëbesim e ka dorëzuar si provë për dhunën që familja Zaharia ushtroi ndaj tij.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Kush e ka publikuar videon?

Erion Teli: Kjo video është deponuar sot në organet ligjzbatuese të vendit. Ne aludojmë se ka rrjedhur nga këto organe, do bëjmë një tjetër padi për nxjerrjen e videos. Nga ana e familjes mbretërore kjo nuk mund të ndodhte.

Brikena Prifti: Është regjistruar si provë nga Princi?

Erion Teli: Historia me Elia Zaharian nuk është e para, komunikimi i saj me Princin është shumë i rëndë. Kemi qenë dëshmitrarë të komunikimit të saj histerik. Princi ka qenë koshient që mund të ndodhte diçka e tillë, jam krenar që Princi nuk ra në grackë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *