Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i kënaqur, marrëveshje...

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk...

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe Asllani gol...

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo...

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura: I vetmi...

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që paguajnë tarifa...

Shtëpia e Bardhë për propozimin iranian: Nuk do të...

Trump: Do të rrisim me 25% tarifat për makinat...

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, zetori përmbyset në rrugë, një...

Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet të mbrojë kapacitetet bërthamore...

“Kurti të tërheqë deklaratën”, Ali Ahmeti: Për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut është derdhur gjak

19 Nëntor 15:54

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me komentet e tij për Ligjin për gjuhët në Maqedoninë  e Veriut. Sipas Ahmetit gjuha shqipe është zyrtare në këtë shtet dhe do të mbrohet me çdo kusht atë.

“Më shqetësoi deklarata e kryeministrit të Kosovës!  dua të besoj që është i keqinformuar nga bashkë ish-partiakët e mi që shumica kanë qenë për Ligjin e Gjuhës. Nuk do të doja ta dëgjoja nga kryeministri i Kosovës se gjuha shqipe nuk është zyrtare në Maqedoni. Nuk do të doja ta dëgjoja”, tha Ahmeti.

Ahmeti kujtoi dhe njëherë të gjitha sakrificat e dëshmorëve për gjuhën shqipe.

“Për atë gjuhë zyrtare djemtë e nënave kosovare dergjen në Sllupçan të Kumanovës. Nënat nuk i kanë marrë ti vajtojnë , ti varrosin andej. Po i kanë lënë se e kanë ditë që nëna shqiptare i vajton dhe  ua përkëdhel  ballin edhe këtu. Edhe ata janë këtu , nuk prehen në Kosovë. Në mbrojtje të gjuhës dhe  të gjakut që kane derdh. Prandaj më vjen keq për këta bashkëpartiakë që e kanë keqinformuar  Kryeministrin e Kosovës që  gjuha shqipe nuk është zyrtare”, theksoi ai.

Ndërkohë BDI në një reagim zyrtar  i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës të tërheq deklaratat të cilat i ka quajtur të papranueshme dhe të pavërteta.

“Deklaratat e fundit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut janë të pavërteta dhe të papranueshme. Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, miratuar si pjesë e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e njeh qartë dhe garanton përdorimin e shqipes si një gjuhë zyrtare dhe si një e drejtë themelore e shqiptarëve. Çdo pretendim i kundërt është një shtrembërim i fakteve dhe një mungesë e respektit ndaj arritjeve të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Është për keqardhje që një Kryeministri I Kosovës jep deklarata që përputhen me narrativat që synojnë të minojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në deklaratën e BDI.

Një ditë më parë Albin Kurti deklaroi se  shqipja nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe sipas tij nuk ka qenë kurrë. Sipas kryeministrit të Kosovës Gjykata Kushtetuese duhet të vendose në lidhje me këtë çështje./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Kosova Rajoni
Tagged:
Albin Kurti Ali Ahmeti

Nga e njëjta kategori

Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë nga djali dhe nëna, fermeri në lot

më shumë...

Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut, çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër

më shumë...

Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbrojtje Adit

më shumë...

Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana: Nëse je ndjerë e dhunuar, ai djali del jashtë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:40

Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën...

12:31

Realizohet kërkesa e vajzave, një djalë hyn...

12:03

Shpëtojnë nga televotimi, kush janë dy fituesit...

11:38

“Ti je burrë e grua”, romancat në...

11:24

Kush janë 5 fermerët e preferuar të...

10:34

Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma...

10:26

Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana:...

9:50

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

9:36

“Më parë lyhet gruaja, pastaj shtëpia”, Ola...

9:30

Dy ushqime të përditshme që mund të...

9:17

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i...

9:05

Hyrje të reja dhe vendime që trondisin...

9:00

U përplas nga makina në Pogradec, ndërron...

8:29

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre,...

7:45

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe...

7:20

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të...

7:05

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura:...

6:40

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që...

6:25

Shtëpia e Bardhë për propozimin iranian: Nuk...

6:18

Trump: Do të rrisim me 25% tarifat...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • Ktheu tarracën e pallatit në apartament, arrestohet 57-vjeça...
  • 700 lekë shezloni në Vlorë, Mersini: Ky është çmimi që do pa...
  • Irani i paraqet SHBA-së propozim të ri për t’i dhënë f...
  • Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk mund...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.