Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 July 2026
Vizion fokus

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija e mallrave,...

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e Hormuzit! Teherani...

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet...

Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore...

Vrau veten pasi liroi ish-partneren, momenti kur policia rrethon...

“Credins”, jo vetëm kredi! Të gjitha shërbimet financiare në...

Sulmi në Berlin Pride, vritet nga policia i dyshuari...

Biznesi, i pakënaqur me programin “Dyfisho ndërmarrjen”

Waltz zbulon planin e Trump për marrdhënien me Iranin:...

Shpërthen cisterna e naftës në Hormuz

Kurti takim me senatorët amerikanë, diskutohet anëtarësimi në BE dhe marrëdhënia me Serbinë

14 Shkurt 22:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me katër senatorë amerikanë, u ka përsëritur tri kërkesat që ka në raport me Serbinë.

Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, ai u takua me senatorët demokratë, Jeanne Shaheen, Chris Murphy e Ruben Gallego, dhe atë republikan Thom Tillis.

Kurti tha se sa i përket raportit me Serbinë, është i rëndësishëm dorëzimi i Millan Radoiçiqit, për t’u përballur me drejtësinë në Kosovë “për organizimin dhe ekzekutimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023”, nënshkrimi i Marrëveshjes bazë dhe tërheqja e letrës së ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiç, “ku thuhet se nuk do të respektohet integriteti territorial i Kosovës”.

Sipas njoftimit të zyrës së tij, Kurti tha se bisedoi me senatorët amerikanë edhe për angazhimin e shtetit të tij për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian, teksa shprehu mirënjohje për SHBA-në “si aleaten tonë kryesore”.

Kurti i kishte paraqitur tri kërkesat për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve qysh në fund të qershorit të vitit 2024.

Kosova kërkon që Radoçiiç, ish-nënkryetar i partisë Lista Serbe – që ka mbështetjen e Beogradit- të ekstradohet në Kosovë, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për sulmin në Banjskë.

Në shtator të vitit 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Radoiçiq, që besohet se gjendet në Serbi, e ka pranuar se ka organizuar dhe udhëhequr këtë sulm.

Kushti i dytë ka të bëjë me një letër që Bërnabiq i kishte dërguar BE-së në dhjetor të vitit 2023. Përmes kësaj letre, Serbia shprehu rezerva për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën dhe për Aneksin e zbatimit të saj, që BE-ja i sheh si marrëveshje historike në procesin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Në shtator të vitit 2024, emisari i atëhershëm evropian, Mirosllav Lajçak, kishte thënë se letra ishte tërhequr, por Kosova e kishte mohuar një gjë të tillë.

Dhe kërkesa e tretë pikërisht ka të bëjë me Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, për të cilët palët u pajtuan më 2023, por nuk u nënshkrua, pasi Serbia refuzoi,

Kjo marrëveshje prej 11 nenesh, ndër tjerash, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut që ka nisur më 2011.

Gjatë qëndrimit në Munih, Kurti ka zhvilluar edhe disa takime të tjera, përfshirë edhe një sot me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Pllenkoviq.

Në Munih, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po ashtu u takua me senatorë amerikanë me të cilët bisedoi për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për thellimin e bashkëpunimit Serbi-SHBA.

Në këtë konferencë vjetore në Munih po marrin pjesë qindra udhëheqës evropianë dhe botërorë, teksa një delegacion i madh amerikan, ku bëjnë pjesë senatorë të shumtë, po udhëhiqet nga sekretari i Shtetit, Marco Rubion. /REL/

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
kurti Senati Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija e mallrave, humbin jetën 9 persona

më shumë...

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e Hormuzit! Teherani kërkon garantimin e kalimit të anijeve

më shumë...

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Prioritet mbrojtja e qytetarëve! Mirënjohje zjarrfikësve dhe banorëve për angazhimin

më shumë...

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet në disa pjesë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:05

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija...

10:30

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e...

10:05

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Prioritet mbrojtja e...

9:43

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do...

9:01

Fier/ Zjarr në kodrat e Peshtanit, ndërhyrja...

8:53

Nisma, afat i ri për regjistrimin e...

8:44

Vrau veten pasi liroi ish-partneren, momenti kur...

8:27

“Credins”, jo vetëm kredi! Të gjitha shërbimet...

8:19

Sulmi në Berlin Pride, vritet nga policia...

8:06

Biznesi, i pakënaqur me programin “Dyfisho ndërmarrjen”

7:40

Waltz zbulon planin e Trump për marrdhënien...

7:10

Dita e 57-të e protestës në Tiranë,...

6:43

Trafik i rënduar drejt Shëngjinit, fluksi i...

6:27

Shpërthen cisterna e naftës në Hormuz

5:58

Zjarri në Pyllin e Sodës nën kontroll,...

5:51

Interes për praktikat e punës, deri më...

5:39

Irani: Është bërë përparim në bisedimet me...

5:28

Raketa ruse godet një lagje të Kharkivit,...

4:55

Flakët në Vlorë marrin përmasa të mëdha,...

4:37

Bllokohet për 4 orë pika kufitare e...

Më të klikuarat

  • Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat
  • Aksidenti me vdekje në Vlorë, punëtorët mbetën të bllokuar m...
  • Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të partner...
  • Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet në disa pjes...
  • Shqiptarët shtojnë kursimet, ekspertët: Një pjesë e parave m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.