Subscribe

Nga samiti i BERZH në Londër ku po merr pjesë së bashku me 5 liderët e tjerë të rajonit, kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova është e përkushtuar për rend, ligj dhe luftim të korrupsionit në të njëjtën linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.

Edhe pse këto të fundit kanë deklaruar që ‘çështja e dinarit’ ka lëkundur marrëdhëniet me qeverinë në Prishtinë.

“Në vlerat politike edhe në ato të biznesit, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë që tashmë së fundi ka mbushur dy vjet. Dhe një element shtesë për të cilin kemi punuar shumë është për ta lidhur tregun e punës me arsimimin profesional në mënyrë që të kemi njerëz më shkathtësi të duhura”, tha Kurti.

Gjatë diskutimeve për investimet dhe ekonominë në rajon Kurti u përplas me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabic e cila iu referua Republikës së Kosovs si Kosova dhe Metohija.

“Vendi im quhet Republika e Kosovës, e jo siç është iu referua këtu si Kosova dhe Metohija. Po të shkoja kësaj rruge do të merrja shumë kohë, pasi përveç Serbi do të duhej ta quaja edhe Serbia, Vojvodina, Sanxhaku, Toplica dhe Lugina e Preshevës dhe krahina e Demakut. Kështu që më mirë të përqendrohemi në ekonomi”,  u shpreh Kurti.

Kurti u pyet edhe për partneritetin tregtar me shtetet që nuk e njohin Kosovën ndërsa tha se një nga ato është Rusia, me të cilën Kosova nuk do partneritet. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *