Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti vijoi fushatën e tij për Boiken Abazin edhe në rrjetet sociale.

 

Teksa më herët gjatë takimeve që pati në Tiranë kërkoi hapur vota për Abazin, që është drejtuesi i Vetëvendosjes në vendin tonë, Kurti shtoi në rrjetet sociale se ndryshimi do të nisë me të.

 

Sipas kryeministrit të zgjedhur të Kosovës, Boiken Abazi do të thotë të vërteta për Tiranën.

“Politika nuk përparon pa u thënë e vërteta. E vërteta për Tiranën do të thuhet nga deputeti Boiken Abazi. Boikenin e njoh prej më se 15 vitesh dhe bashkëpunoj me të. Ai është i ndershëm e i qëndrueshëm, i arsimuar mirë dhe studioz, i matur dhe i guximshëm. Boikeni as nuk shitet, as nuk blihet. Prandaj, do ta mbështesim Boikenin dhe do ta çojmë në Kuvendin e Shqipërisë, që ta nisim ndryshimin.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *