Pas takimit në Bruksel me presidentin serb, Albin Kurti tha se Aleksandër Vuçiç ka refuzuar propozimin e një marrëveshjeje me 6 nene, si deklaratë paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.

 

“Unë sot propozova fillimisht një marrëveshje të shkruar me gjashtë nene si një deklaratë e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u refuzua. U refuzua ende pa u lexuar dhe kjo për mua tregonte mosgatishmërinë për marrëveshje”, tha Kurti.

 

Kurti shtoi se propozimi i tij u refuzua nga Vuçiç, por u pranua nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

 

“Unë nuk e kuptoj se pse duhet t’i frikësohemi kaq shumë përballjes me të kaluarën. Ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *