Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale, pavarësisht thirrjes që i ishte bërë javën e kaluar për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, ka thënë se nga qeveria janë njoftuar qe kryeministri i Kosovës është në një udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet.
Lexo edhe :
Related Posts
Katër ditë më parë, burime të Radios Evropa e Lirë në Prokurorinë Speciale konfirmuan se Kurti do të pyetej në lidhje me rastin e rezervave shtetërore, në të cilin është e implikuar edhe ministrja e Industrisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari.






