Subscribe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar një ditë përpara takimit të nivelit të lartë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Kurti ka deklaruar sot, se nuk e ka parë draftin për formimin e asociacionit, i cili do të jetë pjesë e axhendës së takimit të 2 majit në Bruksel.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTER I KOSOVËS

 

“Duke pasur parasysh insistimin e Brukselit, do të jem i lumtur të shoh se çfarë drafti kanë përgatitur, edhe pse mendoj se do të kishte qenë më mirë sikur të ma kishin paraqitur fillimisht në Prishtinë. Megjithatë, do të siguroj që të përmbushet ekzistenca e një niveli të duhur të vetëqeverisjes së komunitetit serb sipas standardeve më të larta ndërkombëtare evropiane për mbrojtjen e pakicave”

 

Megjithatë, ai ka bërë të qartë se nuk do të lejojë krijimin e ndonjë forme të Republikës Sërpska në veri të Kosovës.

 

“Ajo që ne nuk do të lejojmë është krijimi i çdo gjëje që do të dukej si Republika Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë. Nuk do të lejojmë një parashtet satelitor me thelb shkatërrues që do të minonte shtetësinë e Kosovës”

 

Deklaratave të Kurtit i është përgjigjur menjëherë, kryenegociatori i Serbisë për dialogun, Petar Petkoviç.

 

PETAR PETKOVIÇ

 

KRYENEGOCIATOR I SERBISË PËR DIALOGUN

 

“Kurti nuk ka të drejtë të lejojë ose të mos lejojë diçka kur është fjala për Bashkimin e Komunave Serbe sepse kompetencat e tij dhe mënyra se si duhet të formohet janë të përcaktuara përmes 4 marrëveshjeve të Brukselit nga viti 2013 dhe 2015, dhe ka nuk ka vend për arbitraritet”

 

Sipas Petkoviç, Kurti ose nuk i ka lexuar dokumentet e nënshkruara në Bruksel, ose bën sikur nuk kupton se çfarë shkruhet në to. Përveç formimit të bashkësisë së komunave serbe në veri të Kosovës, në takimin e së martës do të diskutohet edhe për çështjen e trupave të pagjetur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *