Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 August 2026
Vizion fokus

“Nuk e di si do vazhdoj pa ty”, Messi...

Fund importit të mishit nga Brazili, ekspertët: rritet standarti...

“Rama kërkon të gjitha pushtetet”, Berisha: Do bëjmë gjithçka...

Rrëzohet avioni luftarak F-16 në Turqi, shpëton piloti (VIDEO)

Trump: Ngushticën e Hormuzit e zotërojmë ne, do ta...

Negociatat Izrael- Liban në shtator, arritja e një marrëveshjeje...

Propozimi për Reformën Territoriale, Rama mbledh kryebashkiakët në Kuç...

“Serbia e humbi Kosovën”, Rama: Lumi Ibër, i paprekshëm

Shqipëria magjeps francezët, Rama: Rezervimet u rriten me 288.2%

Rusia me ligj të ri, burg për personat që...

Kurti: Kemi një muaj që përgatitemi për strehimin e afganëve në koordinim me SHBA-në

17 Gusht 11:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha kete te marte se detajet e strehimit të qytetarëve të Afganistanit në Kosovë janë duke u diskutuar me Shtetet e Bashkuara. Strehimi i afganëve, shtoi Kurti, përveç aspektit human ka edhe dimensionin e aleancës dhe partneritetit me SHBA-në si dhe është një çështje e ndjeshme e sigurisë.

Numri i qytetarëve të Afganistanit të cilët do të strehohen në Kosovë dhe vendi se ku do të qëndrojnë, ende nuk është bërë të ditura. Qeveria, tha Kurti, me çështjen e afganëve edhe duke u marrë tani një muaj dhe janë formuar ekipe.

 

“Kosova ka SHBA-në aleaten kryesore dhe partneren strategjike të pazëvendësueshme. Çështja e strehimit të refugjatëve nga Afganistani, përveç aspektit të solidaritetit humanist nga ana jonë, e ka gjithashtu dimensionin e aleancës dhe partneriteti me SHBA-në. SHBA-ja na kanë mbështetur dhe përkrahur në vazhdimësi dhe kjo është vetëm një pjesë e vogël e kontributit tonë përkundër ndihmës dhe mbështetjes së madhe për popullin tonë”, tha Kurti për gazetarët pas një vizite që i bëri Korporatës Energjetike të Kosovës.

 

Qeveria e Kosovës të hënën në mbrëmje a miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan, të cilët janë në proces të aplikimit për viza migracioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kosova dhe Shqipëria që të pranojnë një pjesë të punëtorëve afganë që kanë punuar me forcat e huaja, mirëpo që tash ndihen të pasigurt pasi vendi është marrë nën kontrollin e talibanëve.

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë mirëpritur vendimin e Kosovës.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Kosova i është bashkuar thirrjeve për largimin e sigurt të njerëzve nga Afganistani.

Të hënën, presidenti amerikan, Joe Biden tha se operacioni i largimit të personelit amerikan dhe punëtorëve afganë është duke vazhduar dhe se iu kanë dërguar mesazh talibanëve që nëse e pengojnë këtë operacion do të përballen me përgjigje të shpejtë dhe të ashpër.

Talibanët kanë deklaruar se Afganistani është në kontrollin e plotë të tyre, pasi ata morën pallatin presidencial më 15 gusht, vetëm pak orë pasi presidenti Ashraf Ghani iku nga vendi. Militantët islamikë nuk hasën në rezistencë derisa rimorën kontrollin, dy dekada pasi u rrëzuan nga forcat e huaja, të udhëhequra nga SHBA-ja. Në aeroportin e Kabulit të hënën kanë shpërthyer skena kaotike, pasi qindra njerëz përpiqeshin të iknin nga vendi.

Posted Under:
Kosova Kronike Kryesoret Politike
Tagged:
afgane Albin Kurti Kabul SHBA Strehim

Nga e njëjta kategori

Fund importit të mishit nga Brazili, ekspertët: rritet standarti i sigurisë ushqimore

më shumë...

“Rama kërkon të gjitha pushtetet”, Berisha: Do bëjmë gjithçka për të kundërshtuar ndarjen territoriale

më shumë...

Përplasjet në Kuvendin e Kosovës, reagon presidentja e komanduar

më shumë...

Tension në Parlamentin e Kosovës, konfrontim fizik mes deputetëve, opozita kërkon mbajtjen e seancës konstituive

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:50

“Nuk e di si do vazhdoj pa...

3:20

Ansambli koncert në Durrës, artistët tur veror...

3:16

Investimi në aksin “Shirokë-Zogaj”, rruga nxit zhvillimin...

3:14

“Bankers nuk na paguan qiranë”, protestojnë banorët...

3:09

Shtohen sëmundjet reumatizmale në Elbasan, mjekët: Po...

3:02

Fund importit të mishit nga Brazili, ekspertët:...

2:59

Zbulohet një lokal në Potam ku shitej...

2:56

“Rama kërkon të gjitha pushtetet”, Berisha: Do...

2:52

Pas vitesh të vështira, kjo shenjë horoskopi...

2:47

Rrëzohet avioni luftarak F-16 në Turqi, shpëton...

Foto ilustruese
2:27

Ekstradohet nga Shqipëria drejt Kosovës 50-vjeçari i...

2:14

Trump: Ngushticën e Hormuzit e zotërojmë ne,...

2:04

Përplasjet në Kuvendin e Kosovës, reagon presidentja...

1:40

Tension në Parlamentin e Kosovës, konfrontim fizik...

1:18

Onkologjia shkon më pranë pacientit, rikualifikohet njësia...

1:14

Riaktivizohet në mesnatë vatra e zjarrit në...

1:02

U hodh nga shkëmbi në det, dëmtohet...

12:57

Negociatat Izrael- Liban në shtator, arritja e...

12:32

Propozimi për Reformën Territoriale, Rama mbledh kryebashkiakët...

12:04

“Serbia e humbi Kosovën”, Rama: Lumi Ibër,...

Më të klikuarat

  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një “skand...
  • Risi në aeroportin e Rinasit për nënat me fëmijë dhe gratë s...
  • Sot eklipsi diellor, spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.