E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kurti i prerë: Jo ndryshim kufijsh, s’mund të kthehemi në kohën e Millosheviçit

Kryeministri i Kosoves Albin Kurti në intervistë për gazetën gjermane, Süddeutsche Zeitung ka deklaruar se eshte ende e gjalle ideja per shkembimin e territorit me Serbine, per te cilen duhet te behet shume kujdes.

 

ALBIN KURTI

 

Reklamë

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

Ky projekt ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur. Duhet të jemi të kujdesshëm. Zgjidhjet e tilla me shkëmbim territori mund të hapin Kutinë e Pandorës. Nuk jam kundër dialogut me Serbinë, por ai duhet të zhvillohet me parime të qarta, të cilat janë të obligueshme për të dy palët. Serbia duhet të pranojë realitetin: Kosova është shtet i pavarur. Dhe ne nuk mund të kthehemi në kohën e Milloshevicit. Sa më parë që e pranojnë këtë, aq më mirë për të dy palët.

 

Ndersa ne lidhje me idene e  një Shqipërie të Bashkuar, kreu i qeverise se kosoves u shpreh se referendumi eshte nje e drejte demokratike ne te dyja vendet.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

T’i lejosh njerëzit të zgjedhin është diçka tjetër se sa të sillesh si gjeneralët e Luftës së Parë Botërore, të cilët qëndronin mbi hartat e tyre. Gjithçka do të duhej të ndodhe në mënyrë paqësore, demokratike dhe transparente. Atëherë është në rregull.

 

Kurti kërkon gjithashtu  një mini-plan Marshall për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se ekziston nevoja  për shkolla me të mira, spitale, një lidhje mes arsimit dhe tregut të punës, për t’i dalë ballë një vale të re emigrimi, që është më e madhe se gjatë pushtimit serb.

Më shumë video

Reklamë