E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kurti flet për takimin me Escobarin: Theksova nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për Banjskën

Pas takimi me të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Prishtinë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë një postim në platformën “X”, ku ka dhënë detaje nga biseda që zhvilloi me zyrtarin amerikan.

Kurti bën me dije se falenderoi Escobarin për mbështetjen SHBA-së. Gjithashtu Kurti theksoi nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin në Banjskë.

Më tej Kurti e informoi Escobarin për hapat që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës për të mbështetur tranzicionin e BQK-së dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në vazhdim

“E falënderova për mbështetjen e SHBA-ve dhe theksova nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin në Banjskë. Gjithashtu e informova atë për hapat që ka ndërmarrë qeveria jonë për të mbështetur tranzicionin e BQK-së dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në vazhdim”, ka shkruar Kurti.

Reklamë

Gjithashtu pas përfundimit të takimit Escobar zbuloi për mediat temat që diskutoi me Kurtin. Ai tregoi se pati diskutime të mira për çështjen e dinarit.

Ecobar tha se Kurti e ka marrë parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që Escobar i ka bërë në takim.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë storie të njerëzve që preken më së shumti nga ky vendim. Sigurisht që ne prekemi nga storiet e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, ka thënë Escobar./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë