Subscribe

Drafti i Asociacionit, i paraqitur nga diplomatët perëndimorë, do të kontrollohej menjëherë nga Gjykata Kushtetuese për ta vlerësuar kushtetutshmërinë nëse dje në Bruksel do të kishte nënshkrim të marrëveshjes, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për mediat. Sipas Kurtit, emisarët amerikano-evropianë kanë thënë se drafti i Asociacionit është shkruar me kujdes ndaj strukturës së Kushtetutës së Kosovës.

 

“Më 21 tetor, nga emisarët amerikano-evropianë na është thënë se drafti për vetëmenaxhim është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës dhe që nëse do të nënshkruhej aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra që Kushtetuesja të japë vlerësim”.

 

Shefi i Qeverisë së Kosovës ka thënë se Serbia refuzoi sërish ta nënshkruante marrëveshjen, përfshirë draftin e Asociacionit.

 

“Ne ofruam që para tyre, si dëshmitarë dhe si garantues të nënshkruajmë marrëveshjen bazë të Brukselit të 27 shkurtit me gjithë aneks implementues të Ohrit të 18 marsit dhe propozimin për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes në lidhje me nenin 10, për idenë e vetëmenaxhimit të shndërruar në propozim. Nënshkrimi do të nënkuptonte pranim e për rrjedhojë edhe zbatim. Mirëpo, pranimi do të thotë nënshkrim, e vetëm nënshkrimi do të thotë pranim dhe garanci për zbatim. Këtë ua kemi thënë shumë qartë dje duke theksuar që samiti i Këshillit Evropian në Bruksel është ngjarja dhe vendi ku do të duhej të ndodhte kjo. Serbia refuzoi sërish nënshkrimin, duke refuzuar kështu edhe draftin për vetëmenaxhim apo zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes në lidhje me nenin 10 të marrëveshjes bazike gjithnjë”

 

Deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, se nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, kundërshton pranimin në OKB dhe nuk e pranon integritetin territorial të Kosovës, Kurti i ka cilësuar si kërcënim direkt nga Serbia dhe shkelje të marrëveshjeve.Kryeministri i Kosoves po ashtu  ka refuzuar të japë detaje për planin e ri evropian duke thënë se kjo është kërkuar nga emisarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *