E martë, 22 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kurbini konfirmon tjetër rast pozitiv/ Situatë e frikshme në Krujë

Shënohet tjetër rast me COVID-19 në Kurbin. Autoritetet konfirmojnë se një punonjëse fasonerie doli pozitive, duke rritur në këtë mënyrë numrin e rasteve në këtë vatër të re.

Burime të konfirmuara thanë për “Vizion Plus” se janë kryer 8 teste të reja gjatë 24 orëve dhe vetëm një ka dalë pozitive. Numri total i rasteve positive në Kurbin shkon kështu në 28, ndërsa pritet që shifrat të përditësohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Por nga ana tjetër, kemi një situatë të frikshme në Krujë. Mësohet se në 24 orët e fundit aty janë regjistruar edhe 18 raste të reja nga 30 të dyshuar. Kruja pra është kthyer në një vatër të nxehtë. Gjithsej në vendin tonë ka 609 të infektuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë