Subscribe

Tetë pjesëtarë të familjes Zeneli në Fushë Milot të bashkisë së Kurbinit duket se do të kalojnë edhe dimrin e tretë në çadër.

 

 

ALTIN MEMA – GAZETAR

 

Kur kanë kaluar dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 situata në terren nuk duket aspak optimiste. E tillë paraqitet situata në këtë familje. Tetë pjesëtarët e saj janë të papunë, ndërsa thonë se Banesa e tyre është shpallur me shkallë dëmtimi DS5, por ende nuk ka asnjë shenjë pune për ndërtimin e saj.  

 

 

Banesa e tyre vazhdon të mbetet një rrënojë e rrezikshme. Të ndodhur në këto kushte, ata e kalojnë natën në çadër duke sfiduar të ftohtin. Edhe pse janë trajtuar me bonus qeraje dhe kanë marrë ndihma nga autoritetet, kryefamiljari Agim Zeneli thotë se nuk mund të largohet, pasi të ardhurat e vetme i ka nga bujqësia.

 

AGIM ZENELI

KRYEFAMILJAR

 

Me shumë vështirësi. Është dimër se të ishte verë hajt. Fjalët na i kanë thënë port ë shohim. Nuk iki dot kam pula bahçen, rosa. Të lëviz do më vjedhin pastaj. Si lë dot.

 

Festat e fundvitit për këtë familje edhe kësaj here do të jenë në çadër.

 

ETLEVA ZENELI

KRYEFAMILJARE

 

Me vështirësi. Shiko lavatriçen e kam nxjerrë jashtë. Kam kërkuar këtu afër për të gjetur na një shtëpi me qera sa të ndërtohet imja, por s’ka. 

 

Si kjo familje ne Qarkun e Lezhës ka dhe shumë të tjera pasi procesi i ngritjes të shtëpive individuale nuk ka ecur paralelisht me ritmin e ndërtimit të apartamenteve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *