Subscribe

Sheshi “Skënderbej” mblodhi mëngjesin e kësaj të premteje mijëra besimtarë myslimanë, të cilët falën namazin e Kurban Bajramit.

 

Festa e dytë më e madhe e kalendarit islam nisi me fjalët e drejtuesve të komunitetit. Ata bënë apel për më shumë devotshmëri ndaj Zotit dhe solidaritet ndaj të varfërve.

 

Kreu i KMSH Skënder Bruçaj theksoi se kjo është festa e sakrificës, flijimit si dhe bindjes se njerëzve, për t’u afruar në besim më shumë me Zotin.

 

Pas faljes, besimtarët muslimanë u janë drejtuar vendeve të caktuara për therjen e kurbanit. Tradita profetike kërkon ndarjen e mishit në disa pjesë, të cilat përdoren për familjen si dhe për të afërmit, komshinjtë dhe më së shumti, për të varfrit.

 

Pjesë e ritualit të Kurban Bajramit është dhe ndarja e ëmbëlsirave si dhe shkëmbimi i vizitave. Kjo feste solli edhe një lajm të mirë për besimtaret nga kryebashkiaku Veliaj.

 

Kurban Bajrami risjell në kujtesë devotshmërinë e Profetit Ibrahim dhe gatishmërinë për të sakrifikuar djalin e tij, Ismailin, sipas urdhrit të Zotit.

 

Shkrimet islame sqarojnë se në momentin e fundit, Zoti i solli Ibrahimit një dash për ta bërë kurban, si shenjë e bindjes së plotë të njeriut ndaj Krijuesit.

 

Besnik Kaloshi eshte 80 vjeç, dhe prej 20 vitesh bën kurban per hir te Zotit. Pasi fali namazin e Kurban Bajramit, ai u kthye ne shtëpi per te prere kurbanin.

 

Besimtari i moshuar thotë se kjo dite është nje kambane per te gjithë te pasurit, ne mënyre qe ata te ndihmojnë te varfrit.

 

Mes shqiptareve nuk duhet te ketë probleme për perkatesine fetare. Besimi është personal dhe e rëndësishme eshte te jesh një njeri i mire.

 

Familja Kaloshi mban një pjese të mishit, ndërsa tjetrën e ndan ashtu siç është tradita.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *