Një qytezë angleze e gjitha në pritje të shpalljes kampion të Atletico Madrid.

Rasti i rralë vjen nga Britania e Madhe aty ku një qytetar ka vendosur një bast që në fillim të sezonit, pra verën e kaluar dhe tani është pranë fitores së madhe.

Carl Edwards një shitës i lodrave seksi, në Handsworth kishte vendosur një skedinë vetëm 50 cent ku parashikonte fituesit e të gjitha ligave në Angli , duke I shtuar këtu edhe suksesin e Atletico Madrid në Spanjë.

Në fakt deri tani, ai ka gjetur të gjithë vendet e para në kategorite profesioniste të futbollit anglez, Manchester City, Norwich, Hull dhe Cheltenham.

Tani ka mbetur vetëm Atletico Madrid e cila është në vendin e parë në Spanjë dhe I kanë mbetur vetëm 90 minuta që të fitoje titullin.

Në rast se kjo ndodh, bastexhiu do të fitoje 12 mijë e 500 paund që për të janë shumë, në kohë krize nga pandemia.

 

 “Pothuajse pata sulm në zemër kur Barcelona humbi një gol në minutën e fundit, ndeshjen kundër Atleticos. Kurrë nuk kam fituar një bast si ky në jetën time. Të mendoj se mund të fitoj 12.500 £ nga 50 cent është e mahnitshme.Sidomos pas vitit bllokim prej pandemisë kam kaq shumë nevojë për këto para. Nuk kam qenë në gjendje të punoj për gati një vit, u shpreh Carl Edwards I cili ka një dyqan londrash seksi në këtë zonë të Birmingham.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *