Shtegu Kulturor i 12 dyerve të vjetra të qytetit të Durrësit, një projekt i zhvilluar në kuadër të inicativës “Kur e kaluara takohet me të ardhmen” është pasuruar me element të rinj.
Zbatimi i këtij projekti ka sjellë edhe përfitimet e para në kuadër të evidentimit të trashëgimisë kultuore ende të panjohur në Durrës dhe rritjes së numrit të turistëve.
Inesa Sulaj thotë se qëllimi i këtij projekti ishte të sillnim atë pjesë të trashëgimisë kulturore që ishte lënë në harresë.
Në turin e zhvilluar përgjatë Shtegut të 12 dyerve, turistët e pranishëm u shprehën se kjo pjesë e historisë së Durrësit është mjaft interesante dhe e vlefshme për ta, për të njohur më mirë historinë e qytetit.
“Po shohim këtë shteg dhe kjo është dera e dytë që kemi ndaluar ta vëzhgojmë. Jemi informuar për familjet e rëndësishme të Durrësit dhe arkitekturën e dyerve të këtyre familjeve me emër. Duke ndjekur këtë tur mendoj se do ta kuptojmë më mirë historinë e Durrësit”, tha një turiste angleze.
“Po shohim shtigjet e familjeve të vjetra të Durrësit, pamë kishën katolike Shën Lucia dhe tashmë jemi te kjo familje. I gjithë qyteti në fakt është shumë I bukur”, u shpreh turistja gjermane.
Shtegu Kulturor i 12 dyerve të vjetra të Durrësit është një shembull i përpjekjeve për të ruajtur dhe përhapur trashëgiminë kulturore të një qyteti të lashtë, duke e lidhur këtë trashëgimi me të ardhmen dhe duke krijuar një tjetër vlerë të veçantë për këtë qytet.





