Shqipëria nis sot në mbrëmje rrugëtimin në eleminatoret e Botërorit Katar 2022 me ndeshjen e parë përballë Andorrës në transfertë. Skuadra e Rejës, kërkon me doemos fitoren pasi një rezultat tjetër do t’i zbehte shpresat e kualifikimit ende pa nisur mirë kjo garë.

Kjo edhe për shkak se ndodhet në një grup të fortë  me skuadra si Anglia, Polonia e Hungaria. Kështu Kuqezinjtë nuk mund t’i lejojnë vetes asnjë hap fals përballë dy kundërshtarve modest si Andorra apo San Marino.

Sa i përket formacionit tekniku Edi Reja ashtu sic u shpreh edhe në konferencën për shtyp, nuk do bëjë eksperimente, por do të zbrese në fushë 11 futbollistët më të mirë. Nga ajo cfarë pritet, trajneri italian do të luajë me një skemë 3-5-2, dicka e zakonshme tanimë për përfaqësuesen tonë.

Në portë si gjithmonë pritet të jetë gardiani Berisha, në mbrojtje reshtohet treshja e kampiontatit Italian me Gjimshitin, Ismajlin e Kumbullën të cilët do të jenë digat e prapavijës.

Nga krahët në të djathtë Hysaj është i konfirmuar, ndërsa emri Lenjani me shumë mundësi do të jëtë në krahun e majtë. Në mesfushë, Bare e Memushaj janë të paprekshëm në qendër, ndërsa në krahë të tyre do të jetë dhe Klaus Gjasula, edhe pse ky i fundit nuk ka marrë shumë minuta. Megjithatë edhe nëse mesfushori i Hamburgut nuk bëhet është gati, njëri mes Laçit apo Ramadanit mund ta zëvendosojë më sëmiri. Ndërkohë në sulm trajneri Reja nuk ka preferuar të sakrifikojë Brojën dhe Uzunin, për të aktivizuar dyshen e tij të preferuar, Çikalleshi-Manaj.

Hera e fundit që Shqipëria u ndesh me kombëtaren e Anodrrës, ishte në kuadër të fazës eleminatore të kampionaitit Europian ”Euro 2020” , kur miqtë nga Andorra i surprizuan të gjithë duke marrë një barazim  2-2 në Elbasan Arena.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *