Subscribe

Këtë fundjave nisin kualifikueset për Lojrat Olimpike 2021 në taekvondo ku kombëtarja kuqezi përfaqësohet nga sportisti Juirdo Çani. Ai është 22 vjec dhe prej 10 vitesh përfaqëson ngjyrat kuqezi në në eventet ndërkombëtare. Ndonëse një sport i ri dhe jo shumë i populluar në vendin tonë , Cani i ka pritshmëritë e mëdha.

Në një intervistë me skype për Vizion Plus, Juirdo tregon emocionet në prag të duelit të parë për këto eleminatore

 

JUIRDO CANI

SPORTIST I TAEKWONDO

 

Do përfaqësoj Shqipërinë në Kampionatin Tokio2020 që zhvillohet për kualifikimin në Lojrat Olimpike që zhvillohet në Sofia të Bullgarisë. Kam Pritshmëri shumë të larta nga vetja pasi mendoj se jam në një formë shumë të mirë dhe mendoj se kam synime shumë të larta në këtë kampinat

 

Cani tregon se në rast të një kualifikimi më tej , do të ishte historike për vendin tonë që mund të përfaqësohet për herë të parë në këtë disipline në olimpiadën e Tokios

JUIRDO CANI -SPORTIST I TAEKWOND

”Nëse në këtë kampionat kualifikues marr një përgjigje pozitive mendoj se do të ishte dicka historike për Shqipërinë pasi asnjë nga sportistet nuk ka mundur të kualifikohet dhe do të isha ui pari që do ta bëja këtë. Sportistët e tjerë normalisht kanë avanatazhe më shumë se ne sa i përket mënyrëss së stërvitjes , i njohiin më shumë kundërshtarët dhe mendoj se mund ta kenë pak më të lehtë se ne që e kemi një sport të ri në Shqipëri. Por krahas kësaj mendoj që falë përgatitjes serioze që ne kemi bërë mendoj se do kemi një përfaqësim shumë dinjitoz”

Juirdo është prej 8 vitesh kampion Shqipërie dhe dy vitet e fundit Kampion Ballkani .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *