Bajernin i Mynihut preu nje bilete per ne gjysmëfinalet e kupës se Gjermanisë, teksa fitoi me rezultat te pastër 3-0 ne fushën e Bohum. Me nje formacion kryesor ne fushe, bavarezet nuk patën aspak probleme përballe skuadrës se kategorisë se dyte. Fillimisht Levandovski kaloi ne avantazh Bajernin ne minutën e 39 përpara se vendasit te mbeteshin me një lojtar me pak pas daljes me te kuqe te Simunek. Gjithsesi penalltia e mare nuk u shfrytëzua nga Myller ne minutën e 44. Ne minutën e 61 Tiago Alcantara dyfishoi shifrat, ndërkohe qe Levandovski ne minutën e fundit shënoi golin e trete.

Zlatan Ibrahimovic ishte protagonisti kryesor qe udhëhoqi Paris Sg drejt kualifikimit për ne çerekfinalet e kupës se Francës. Ne Park De Prince parisienët shpartalluan Lionin me rezultatin e thelle 3-0. Ishte pikërisht suedezi ne minutën e 63, i cili zhbllokoi një sfide qe po komplikohej shume dhe po vinte ne dyshim fuqinë e madhe te parisienëve ne shtëpi. 4 minuta me vone Ibra dyfishoi shifrat, ndërkohe qe ne minutën e 75 Adrien Rabiot shënoi golin e trete për formacionin e Lorent Blank.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *