Subscribe

Pas dosjes Metamorfoza, ku në dosjen e Prokurorisë së Posaçme dolën në skenë emra drejtuesish nga rradhët e policisë si të dyshuar të lidhur me botën e krimit, zv/ministria e Brendshme Romina Kuko u shpreh efektivët që janë bërë palë me krimin nuk e kanë vendin në këtë strukturë.

 

Ndërkohë Kuko dha detaje edhe për programin e eskelencës ku 100 studentë kanë mundësi që të rekrutohen brenda rradhëve të Policisë së Shtetit, pasi të plotësojnë kriteret e vendosura. Pas trajnimeve 1 vjeçare ahttps://www.youtube.com/watch?v=QdPG4qQXqdUta do të kalojnë në pozicione kyçe si në policinë kriminale apo në luftën kundër krimeve kibernetike.

 

Kuko u shpreh se Ministria e Brendshme është gati të hartimit të një pakete sociale për të gjithë efektivët duke filluar nga strehimi e deri tek pagesa e konkurrueshme me ato të rajonit.

 

Sa i takon aplikimeve për programin e ekselencës data e fundit e regjistrimeve është 31 gushti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *