Është caktuar në Apelin e GJKKO-së gjyqtarja, e cila do të shqyrtojë ankimin e ish-Presidentit të vendit, Ilir Meta dhe deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi, të cilët kundërshtojnë masat e sigurisë, përkatësiht “arrest me burg” dhe “detyrim paraqitje”. Shorti ka caktuar gjyqtaren Igerta Hysi.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 59 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim J.Ç. dhe A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 126, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 129, datë 22.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Igerta Hysi.”
Gjithashtu e njëjta gjyqtare është caktuar nga shorti për të shqyrtuar dhe ankimin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 59 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim J.Ç. dhe A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 126, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 129, datë 22.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Igerta Hysi.”/vizionplus.tv





