Kandidati i Partisë Demokratike në Fier, Fation Semanjaku, është shoqëruar në komisariatin e policisë së Fierit.
Ai ka kundërshtuar policët bashkiakë, teksa këta po hiqnin një banderolë në qendër të qytetit. Për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, ka ndërhyrë policia, e cila e ka shoqëruar atë deri në komisariat dhe më pas e ka lënë të lirë.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndërkohë, Partia Demokratike e ka cilësuar këtë veprim si një ndalim me urdhër politik, duke theksuar se Semanjaku ishte duke bërë fushatë.
/vizionplus.tv






