Subscribe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes në Paskuqan ku Erdet Çapoku 34-vjeç ka vrarë me sende të forta kunatën.

 

Ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës, Enkeleda Çapoku, ku në debat e sipër autori ka goditur 30 vjeçaren me shkop druri duke e lënë të vdekur në vend.

 

Mësohet se, 30-vjeçarja është vrarë në prezencën e familjarëve të saj, ndërkaq shkak i vrasjes dyshohet të kenë qenë konfliktet familjare.

 

Gjithashtu bëhet me dije se gruaja kishte urdhër mbrojtje nga kunati, porosia e vëllait nga burgu që solli vrasjen Enkeleda Çapoku e denoncoi për përndjekje, ndërsa gjykata i kishte dhënë urdhër mbrojtje 6 muaj më parë. Pasi mori urdhër mbrojtje, 30 vjeçarja ishte larguar nga banesa ku jetonin të gjithë bashkë më parë dhe jetonte vetëm me nënës e saj dhe vajzën.

 

Ndërkohë burri i viktimës që u vra nga kunati në Paskuqan ndodhej në burg i dënuar për drogë.Ndërsa policia është vënë në kërkim autorit të ngjarjes së rëndë, Erdet Çapokut, i cili është arratisur pas vrasjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *