Institucionet e shkences e kultures ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedonine e Veriut behen bashke per te vene ne dukje vlerat kombetare te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves.
Drejtuesit e ketyre institucioneve kane nenshkruar nje deklarate te perbashket per t’i shprehur mirenjohjen UCK-se ne luften per pavaresine e popullit te Kosoves.
Kjo deklarate e institucioneve te shkences e kultures qe perfshijne ne to intelektuale te fushave te ndryshme vjen ne momentin kur ish drejtues te larte te UCK-se sot jane nen akuze nga Gjykata e Hages.
Ne deklarate theksohet se ne Luften Çlirimtare u misherua rezistenca kunder shtypjes dhe mizorise njeshekullore, dhe shpetimi i qenies etnike shqiptare nga shfarosja.
Me tej theksohet se zhvillimet e luftes paten monitorimin e gjithanshem nderkombetar dhe se deri me tani Gjykata e Hages nuk ka vertetuar asnje nga akuzat.
Ky qendrim nuk do te mbetet vetem ne nenshkrimin e nje deklarate, por do te pasohet nga nje konference nder rajonale me intelektualet nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.