E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kultivonin kanabis në banesë, pranga kryeplakut dhe të birit

Policia e Vlorës ka arrestuar kryeplakun e fshatit Penkovë së bashku me të birin pasi kishin kultivuar bimë narkotike përreth banesës së tyre.

 

Shtetasit e arrestuar janë, A. N., 57 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Penkovë, në Bashkinë Selenicë, dhe V. N., 23 vjeç.

 

Reklamë

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të grumbulluara në rrugë operative.

 

Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë