Subscribe

Kukësi eshte nje nga qarqet qe vuan me shume mungesën e mjekeve specialist veçanërisht te gjinekologeve dhe reanimatoreve. Kjo ka bere qe shumica e grave shtatzëna t’i drejtohen kryeqytetit.

 

Në total për vitin 2017 në maternitetin e Kukësit janë regjistruar 684 lindje ndërkohë që shërbimi obstetrik gjinekologjik ende vuan mungesën e mjekëve gjinekologe, por edhe të reaminatoreve.

 

Trendi i uljes së lindjeve në qarkun e  Kukësit ka vijuar edhe gjatë vitit 2017, ndonëse sipas mjekëve specialiste,  lindshmëria në vitin që lamë pas është pothuajse e barabartë krahasuar me vitin paraardhës.

 

Megjithatë në Kukës vit pas viti sëmundshmëria tek fëmijët ka ulje, kjo si pasojë e kujdesit nga nënat, si dhe nga kontrolli periodik gjatë shtatzënisë së tyre. Në vitin 2017 nuk ka patur as raste te vdekshmërisë se fëmijëve apo nenave gjate lindjes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *