Pas vendimit të Këshillit Bashkiak në Kukës për heqjen e titullit “Qytetar Nder” për publicistin nga Kosova, Veton Surroi, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

 

Në një postim në “Twitter”, kreu i qeverisë e ka cilësuar këtë vendim një lajthitje kolektive dhe absurditet, ndërsa nuk kanë munguar edhe akuzat në drejtim të presidentit Ilir Meta.

 

“Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve. Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!” shkruan Rama.

 

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Qarkut deklaroi se heqja e titullit është më së e arsyeshme për shkak të fushatës mediatike dhe politike që Veton Surroi po bën kundra Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *