Subscribe

Kjo e premte shënon 11-vjetorin e protestës së 21 janarit 2011 dhe vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm nga forcat e gardës së Republikës.

Drejtuesit e qeverisë dhe familjarë të viktimave morën pjesë në ritualin e përvitshëm përkujtimor. Kryeministri Rama, i shoqëruar nga të afërm te katër protestuesve që humbën jetën në protestë, vendosën lule në bulevardin dëshmorët e kombit

11 vjet më parë, në sheshin para kryeministrisë, u qëlluan nga forcat e gardës: Ziver Veizin, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika. Më herët, përmes një reagimi në rrjetet sociale kryeministri Rama kujtoi viktimat duke shkruar se drejtësia do të shkojë në vend.

 

“MIRËMËNGJES
dhe me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtës”

 

11 vjet më parë, protesta e thirrur nga Partia Socialiste kundër qeverisë së djathtë, u përgjak me vrasjen e 4 qytetarëve.

 

Gjatë gjithë këtyre viteve, shumica në pushtet ka kërkuar drejtësi të plotë për vrasjet që i konsideron politike e që sipas saj janë urdhëruar nga zyra e ish-kryeministrit Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *