Subscribe

Temperaturat e nxehta të ditëve të fundit janë kthyer në një sfidë më vete për sistemin elektronergjtik.

 

Këtë verë nuk kemi probleme me mungesën e enegjisë, por me mbingarkesën e rrjetit për të përballuar vapën përvëluese.

 

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, bashkë me kompanitë e sektorit apeloi për një menaxhim më të mirë të energjisë këto ditë.

 

Ne kemi sasi energjie, na ka ndihmuar moti, madje edhe në Qershor. Fierza është në kuota të larta. Dalim në import vetëm në orë të caktuara piku. Ky është viti më I mirë që kemi. Por sfida jonë këtë verë janë sistemi I transmetimit dhe ai I shpërndarjes. Duhet të përballojmë me energjie një numër të madhe turistësh por dhe të sfidojmë temeperaturat e larta të këtij sezoni- tha Balluku

 

Sipas ministres, janë 1100 punononjës të kompanive energjetike që janë në gatimshmëri për problemet e mundshme teknike. Balluku kërkoi mirëkputimin e qytetarëve, por dhe të bizneseve, që të mos shpërdorojnë energjinë.

 

Ngarkesën e rrjetit për shkak të temperaturave e kemi hasur këtë javën e fundit. E kuptojë që këto ditë kondicioneri do të përdoret edhe më shumë, por ju lutem në 2022 na shpëtoi eficenca e energjisë. Ndaj evitoni, cdo gjë e panevojshme mos e përdorni.

 

Një fokus i veçantë do të jetë edhe ligjshëmria e furnizimit me energji për bizneset në zona turstike.

 

Nuk do të lejojmë që një hotel apo restorant edhe pse ka në fokus shërbimin ndaj turistëve të abuzojnë me nergjinë elektrike. Ta vjedhë apo ta shpërdërojë, ndaj një sy më shumë në këtë drejtim

 

Balluku u kërkoi drejtuesve rajonale të energjisë rezultate konkrete në uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve, kryesisht rajonit Kukës, Shkodër e Burrel që kanë dhe treguesit më të dobët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *