Administrata e ushqimit dhe medikamenteve në Amerikë (FDA) ka ndaluar rreptësisht lëshimin e recetave për fëmijët nën moshën 12 vjeçare që kanë si përshkrim dhënien e medikamenteve me përmbajtje kodein dhe tramadol.

 

Në një deklaratë lëshuar këtë javë ky organ paralajmëroi prindërit që nuk të përdorni asnjë lloj medikamenti apo qetësuesi me përmbajtjen e lartëpërmendur pasi ato rrisin rrezikun e problemeve me frymëmarrjen dhe ulin moshën mesatare të vdkeshmërisë.

 

Ata gjithashtu paralajmërojnë nënat që ushqejnë me gji për të shmangur përdorimin e ilaçeve që përmbajnë këto përbërës pasi mund të dëmtojnë foshnjat e tyre, shkruan Living. Kjo është diçka që është vëzhguar dhe studiuar për vite me rradhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *