E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 22 minuta më parë
Politikë

“Ku ishe ti…?”/ Demokratja vë në vështirësi Berishën në Elbasan, tentojnë t’i ndërpresin fjalën

Gjatë foltores së Berishës në Elbasan, një demokrate, e prezantuar si Anita Duhanxhiu, ka vënë në siklet ish-kryeministrin.

 

Ajo e pyeti se ku ishte ai kur nga PD-ja u larguan figura që kanë dhënë kontribute të vyera në Partinë Demokratike. Po ashtu, ajo i kërkoi llogari nëse kjo “Foltore” është për qëllime personale, apo për të mirën e PD.

 

Reklamë

“Të jemi të sinqertë, ku ishit ju Berisha kur përjashtohet demokratët me kontribut të PD, a duhet ta gjykoj unë si një reagim ndaj sulmit tuaj personal, apo kontribut për ringritjen e PD. Kjo foltore ka si qëllim ridimesionin tuaj në krye të PD, apo ringritje e PD dhe pyetja e fundit, çfarë projekti keni ju për të bashkuar PD, se në gjykimin tim nuk mendoj se PD do vijë në pushtet duke u ndarë, siç kemi filluar të ndahemi. Basha nuk është armiku ynë. (Fishkëllehet nga salla, tentohet t’i merret fjala).”

 

Si përgjigje, Berisha dha: “Ndaj atij akti, kryetarit të PD i kam thënë çdo gjë që meritonte, i kam thënë në zyrë që në këtë vendim që kem marrë, ata kanë të drejtën e Zotit që të ndërmarrin kundër teje çdo vendim politik se ti i vrave. Unë thashë se largimi im ishte pa kthim, dhe kjo më impononte që të vetëpërmbahesha, i ka thirr në zyrë, kam kërkuar që t’i riintgrojmë në PD, por i kam thënë Bashës që ti me këtë akt je lider i thyer, a ngjitesh apo nuk ngjitesh, kjo është një punë që duhet parë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë