E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kthjellime e vranësira të pakta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta, hera-herës deri mesatare në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës e pasdite.

Në mbrëmje pritet shtim i vranësirave. Në relievet e larta malore, kryesisht në lindje të territorit, do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë