E martë, 17 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kthjellime dhe vranësira të lehta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë ultësirës perëndimore.

Ndërkohë, zonat malore përgjatë shtrirjes verilindore-juglindore do të kenë vranësira të dendura duke gjeneruar momente me flokë dëbore.

Në skajin jugor priten reshje të pakta shiu.

Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë edhe gjatë natës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë