Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
18 June 2026
Vizion fokus

Marrëveshja SHBA-Iran e nënshkruar nga Trump! Çfarë përfiton Teherani,...

Video tronditëse në Odessa, pronari i restorantit rreh brutalisht...

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron...

Trump dhe Pezeshkian nënshkruajnë marrëveshjen fillestare për t’i dhënë...

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me...

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten edhe për...

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të...

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja çfarë deklaroi

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

“Kthesa e Trump për Groenlandën, lehtësim për BE”, DW: Jo tarifa ndëshkuese, po shumë pyetje të hapura

22 Janar 09:45

Shenjat e para, se gjërat mund të mos shkonin aq keq sa kishte kërcënuar Donald Trump për javë të tëra u shfaqën që pasdite në Davos. Në pjesën e parë të fjalimit të tij, presidenti amerikan as nuk u ndal te pika kryesore e mosmarrëveshjes. Një monolog për më shumë se 20 minuta rreth vetes dhe arritjeve të tij.

Situata ekonomike në SHBA ishte fenomenale, tha Trump. E perspektivat për të ardhmen? Edhe më të mira se të tashmet. Evropianët duhej të prisnin gjatë para se të vinte radha e tyre. “A doni të them disa fjalë për Groenlandën tani?”, pyeti Donald Trump audiencën e tij në Davos. Të qeshura me zë të lartë nga elitat e biznesit dhe politikës globale.

Pastaj Trump përsëriti atë që kishte ndërmend të bënte me Groenlandën. Vetëm amerikanët mund ta mbronin atë “masë të madhe toke”, këtë “copë akulli”, një “copë të madhe akulli, që vështirë se mund të quhet tokë”, tha Trump. Evropianët në fund të fundit do të përfitonin nga përfshirja amerikane në ishull.

Trump tha më vonë se: “do të filloj menjëherë negociatat”. Për të diskutuar përsëri blerjen e Groenlandës. Dhuna nuk do të ishte e nevojshme dhe NATO nuk do të kërcënohej.

Nga perspektiva evropiane fjala e tij ishte një lehtësim i lehtë i tensioneve, pasi Trump kishte deklaruar më parë se, nëse do të ishte e nevojshme, mund ta merrte Groenlandën me forcë ushtarake. Tiradat për paaftësinë e evropianëve ai i përsëriti, e re ishte ideja e Trump për të negociuar në vend që ta pushtonte Groenlandën ushtarakisht.

Pak orë më vonë në mbrëmje, Trump ofroi një tjetër surprizë. Në platformën e tij digjitale, TruthSocial, ai njoftoi se po hiqte dorë nga tarifat shtesë të shpallura për tetë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë. Këto tetë vende kishin dërguar trupa në Groenlandë për një mision zbulimi.

Në të njëjtin postim, Trump raportoi gjithashtu mbi një kornizë për një marrëveshje të ardhshme në lidhje me Groenlandën dhe të gjithë rajonin Arktik. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rütte konfirmoi informacionin në lidhje me një marrëveshje të mundshme për Groenlandën; ai ishte takuar me Trumpin më parë.

Reagimet pas deklaratave të Donald Trump janë të përziera. Danimarka ndjehet disi e lehtësuar. Ministri i Jashtëm Rasmussen tha, se dita të paktën përfundoi më mirë nga sa filloi. Kurse në Berlin, Ministri gjerman i Financave Lars Klingbeil (SPD) këshillon që të mos nxitohet në nxjerrjen e përfundimeve.

“Pas debateve të ditëve të fundit”, shpjegoi ai në një intervistë me ZDF, “le të presim për disa detaje konkrete”. Se çfarë marrëveshjesh u arritën midis Trump dhe Rutte është ende e paqartë.

Edhe shtetet e tjera anëtare të BE-së shohin nevojën për shpjegime. Presidenti i Këshillit të BE, Antonio Costa nuk sheh asnjë arsye për të anuluar samitin e posaçëm të planifikuar për këtë mbrëmje. Përkundrazi, theksoi ai, tema e planifikuar mbetet “gjendja e marrëdhënieve transatlantike”.

Marrëdhëniet transatlantike janë në krizë. Evropa duhet të riorientohet, ky vlerësim i kthjellët u prezantua më parë nga Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në Parlamentin Evropian. “Jemi në një udhëkryq”, tha ajo. Ndërsa Evropa preferon dialogun, ajo është gjithashtu e përgatitur të reagojë. “Në këtë botë që bëhet gjithnjë e më pa ligj, Evropa ka nevojë për levat e veta të pushtetit.”

Se si do të duket ky vetëdijësim evropian do të diskutohet të enjten (22.01.) në samitin e posaçëm në Bruksel. Ndërsa ndryshimi i fundit i qëndrimit të Trump ka sjellë njëfarë lehtësimi, ai nuk e ka rikthyer besimin tek presidenti amerikan./DW

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
BE Groenlanda trump

Nga e njëjta kategori

Marrëveshja SHBA-Iran e nënshkruar nga Trump! Çfarë përfiton Teherani, ku bëri lëshime Uashingtoni dhe cilat janë sfidat për Izraelin

më shumë...

Video tronditëse në Odessa, pronari i restorantit rreh brutalisht 68-vjeçaren pasi i shkëputi energjinë elektrike

më shumë...

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

më shumë...

Trump dhe Pezeshkian nënshkruajnë marrëveshjen fillestare për t’i dhënë fund luftës, bisedimet vazhdojnë në 60 ditët e ardhshme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:49

Marrëveshja SHBA-Iran e nënshkruar nga Trump! Çfarë...

9:49

Video tronditëse në Odessa, pronari i restorantit...

9:32

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura:...

9:24

Ekzekutimi i Kreshnik e Gentjana Mujecit në...

8:45

Trump dhe Pezeshkian nënshkruajnë marrëveshjen fillestare për...

8:26

“Kujdes me shpenzimet e panevojshme”, parashikimi i...

8:20

Temperatura deri në 32 gradë, parashikimi i...

10:47

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona...

10:36

Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por...

10:32

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten...

10:04

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet...

9:24

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët...

9:06

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja...

8:45

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

8:20

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë...

7:55

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale...

7:34

BE hap kanale të reja me Moskën,...

7:15

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin...

7:11

Samiti i G7, Trump: Marrëveshja me Iranin...

7:07

PE miraton rregullat e reja për kthimin...

Më të klikuarat

  • Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • Aksident në Memaliaj, 45-vjeçari bie nga skela 13 metra e la...
  • “Kujdes me shpenzimet e panevojshme”, parashikim...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.