Simone Inzaghi është një nga trajnerët më të kërkuar të momentit, pas suksesit që ka pasur në drejtimin e Interit.

Titulli i Serie A këtë sezon duket se do të jetë i tyre, ndërsa një vit më parë arritën edhe në finale e Champions League.

Për trajnerin Italian ka interes nga disa prej klubeve më të mëdha në Premier League.

Sipas Tuttosport, ekipe si Chelsea dhe Man.United po marrin informacione në lidhje me trajnerin zikaltër. Këto dy klube janë të gatshme t’i ofrojnë 8-9 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Jo vetëm Chelsea dhe Man.United, edhe Liverpool dhe Barcelona po marrin në konsideratë emrin e Inzaghi-t. Këto dy klube në përfundim të këtij sezoni do të kenë trajnerë të rinj pasi Klopp dhe Xavi kanë njoftuar prej kohësh se do të largohen.

Inzaghi ka një kontratë me Inter deri në 2025, por drejtuesit e klubit kërkojnë të zgjasin sërish bashkëpunimin me trajnerin e tyre, por ky diskutim do të bëhet vetëm në fund të këtij sezoni. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *